Liverpooli thuhet se është gati të nënshkruajë me Florian Wirtz nga Bayer Leverkusen për një rekord transferimi britanik prej 150 milionë eurosh.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Liverpool dhe Leverkusen më në fund kanë rënë dakord për një marrëveshje për të sjellë 22-vjeçarin në Anfield.
Wirtz tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me kampionët e Premier Ligës, të cilët kanë thyer rekordin britanik të transferimeve për të siguruar shërbimet e tij.
Lojtari i kombëtares gjermane tani do të udhëtojë për në Angli për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore dhe për të nënshkruar të gjitha kontratat e nevojshme.
Leverkuseni përfundoi i dyti në garën për titullin e Bundesligës sezonin e kaluar, me Wirtzin që shënoi 16 gola dhe dha 14 asiste në 45 ndeshje në të gjitha garat.
Arne Slot do të ketë një sensacion në skuadër për sezonin e ri, në tentimin e tyre për ta mbrojtur titullin kampion në Angli, por edhe për të synuar rikthimin në majat e futbollit evropian.