Trajneri i Southampton “ngre në qiell” Brojën me fjalët që i dërgon

Armando Broja ishte protagonist në ndeshjen e djeshme kundër West Ham. Sulmuesi i kombëtares shqiptare fitoi penalltinë që i dha epërsinë 1-2 skuadrës së Southampton, që në fund fitoi me rezultatin 2-3.

Trajneri i “Shenjtorëve”, Ralph Hassenhutl, nuk habitet më nga paraqitjet e sulmuesit të kombëtares shqiptare dhe këtë e tha edhe pas ndeshjes së djeshme në deklaratën për mediat.

“Nuk jam i surprizuar nga paraqitja e Brojës pasi i njoh cilësitë e tij, është shume potent dhe shumë i shpejtë me topin në këmbë. Nga ndeshja në ndeshje ai po vjen gjithnjë e më shumë në rritje.

Jam i lumtur për Armandon që fitoi penalltinë, pasi nëse nuk do ta kishin penguar, ai do të shënonte”, deklaroi Hasenuttl. /h.ll/albeu.com


Shtuar 27.12.2021 13:01