Trajneri i ri i Kukësit emër i njohur, prezantohet të hënën

Diego Longo zyrtarisht nuk është më trajner i Kukësit. Italiani e mbylli në vendin e katërt me verilindorët, në sezonin debutues në Superiore.

Te Kukësi nuk kanë humbur kohë për të gjetur trajnerin e ti dhe bëhet fjalë për një rikthim.

Skënder Gega do të jetë trajneri i ri i Kukësit. Supersport raporton se të hënën ai do të prezantohet në “Kukës Arena”.

Ai ishte edhe vjet në krye të Kukësit, por nuk e mbylli sezonin. Për disa ndeshje madje nuk ishte as në pankinë, për shkak të infektimit me Covid-19. /h.ll/albeu.com


Shtuar 28.05.2022 18:35