Ernest Muçi po luan sezonin e dytë te Besiktas, teksa në 5 ndeshje ka realizuar 1 gol. Për situatën e lojtarit shqiptar, ka folur trajneri i skuadrës turke, Giovanni van Bronckhorst.
“Që në momentin e parë që e pashë, vërejta tek ai diçka të jashtëzakonshme. Muçi ka një vend shumë të vlefshëm në skuadrën tonë.
Ai e ka nisur keq sezonin, po ne biseduam me të dhe ai filloi të punojë shumë. Javët e fundit ka marrë më shumë minuta dhe mund të luajë në të muajt, mund të luajë edhe si numër 10. Është detyra ime si trajner të bëj që lojtaret të luajnë mirë.
Edhe vetë Muçi është i pakënaqur me paraqitjen e tij në këtë fillim sezoni. Nuk mori as shumë minuta në Euro 2024 dhe diçka e tillë ka ndikuar tek ai.
Gjithashtu kanë ndikuar edhe lëvizjet e shumta që janë bërë në skuadër, por tashmë Muçi po gjen minutat e tij dhe po arrin të luajë mjaft mirë, por është e rëndësishme që ata gjithmonë të përmirësohen”, tha van Bronckhorst.