Tragjike, tifozi humb jetën duke parë skuadrën e zemrës, dhjetra të tjerë hyjnë në fushë dhe ndërpresin ndeshjen (VIDEO)

Një tifoz i Leyton Orient vdiq gjatë një ndeshjeje kundër Lincoln. Lajmi tragjik erdhi nga ndeshja e Ligës 1 angleze e cila u ndërpre për shkak të ngjarjeve të tmerrshme.

Në minutën e 84-të pati një ndërprerje, tifozët hynë në fushë për të ndalur lojën dhe për të tërhequr vëmendjen se një njeri në tribunë kishte nevojë për ndihmë mjekësore.


Të dyja skuadrat u tërhoqën nga fusha dhe fatkeqësisht tifozi ndërroi jetë pas një ataku kardiak pavarësisht tentativave të mjekëve për ta rikthyer në jetë.

“Na thirrën në orën 21:28 dje për të raportuar se një person nuk ishte mirë në Leyton Orient Football Club, në Brisbane Road. Ne dërguam një numër të caktuar personeli në vendngjarje, duke përfshirë një oficer të urgjencës, dy ndihmësmjekë në ambulanca dhe një ekuipazh ambulance. Mjeku ynë i parë mbërriti për rreth katër minuta – njoftuan ata nga dhoma e urgjencës në Londër.


Shtuar 4.10.2023 20:14