Tottenhami është kthyer te fitorja në Premier League. Spursat të dielën në shtëpi mposhtën Aston Villan me rezultatin 2:1.
Në minutën e 27-të Pierre-Emile Hojbjerg realizoi për 1:0.
Në pjesën e dytë miqtë barazuan rezultatin me Ollie Watkins, në minutën e 67-të.
Golin e fitores për vendasit e shënoi braziliani Lucas në minutën e 71-të.
Tottenhami pas shtatë ndeshjeve ka 12 pikë derisa Aston Villa mbetet me dhjetë. /albeu.com/