Tottenham ka fituar në shtëpi me përmbysje ndaj Leeds United në kuadër të javës së 12 të Premier League.
Ky është edhe triumfi i parë i Antonio Contes me “spurs” në kampionat pasi ndeshja e parë kundër Everton u mbyll ne barazim pa gola.
Miqtë kaluan në avantazh në fundin e pjesës së parë me James.
Vendasit reagojnë në të dytën duke barazuar fillimisht me Hojbjerg në minutën e 58 dhe më pas Reguilon përmbys gjithçka në të 69’.
2-1 do të ishte edhe rezultatin përfundimtar i kësaj ndeshjeje që ngjit Tottenhamin në vendin e 7 me 19 pikë, ndërsa Leeds mbetet në vendin e 17 me 11 pikë.
Shikoni KËTU përmbledhjen e ndeshjes. /albeu.com