Tottenham me probleme në mbrojtje, Cristian Romero mungon 4-5 javë

E nisën sezonin në mënyrë fantastike, mirëpo dëmtimet e shumta ndryshuan shumë lojën e “Londinezëve” të Tottenham, sidomos në sulm, ku prej kohësh mungojnë James Maddison, Manor Solomon, Ivan Perisic e Rodrigo Bentancur, mirëpo ky reparti nuk është i vetmi i “plagosur” te skuadra e Ange Postecoglou.

Prapavija është gjithashtu me probleme, teksa pas dëmtimit të holandezi, Micky van de Ven, tashmë tekniku australian duhet të vuajë, në përballjen e kësaj të enjteje, ndaj “Pulëbardhave” të Brighton, edhe mungesën e “kollosit” argjentinas, Christian Romero, me këtë të fundit që ka pësuar një dëmtim në kofshën e majtë dhe do të mungojë për 4-5 javë, me njoftimin që erdhi nga vetë tekniku i Tottenham.

Të lidhura

None found

“Romero nuk është mirë. Kreu ekzaminimet mjekësore dhe do të jetë jashtë për katër deri në pesë javë. Ka disa futbollistë me dhimbje, por ditët e fundit kemi pasur një javë më të lehtë stërvitjeje, të gjithë janë mirë tani”,- u shpreh Postecoglou, në konferencën për shtyp, para sfidës ndaj skuadrës së De Zerbi-t. /abcnews.al


Shtuar më 28.12.2023 10:48

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş