Toronto nuk mjaftohet vetëm me Insigne, tashmë kërkon dhe një tjetër sulmues nga Seria A

Toronto nuk dëshiron të ndalet vetëm tek transferimi i Insignes.

Toronto i bëri një ofertë faraonike 30-vjeçarit duke i dhënë në pjatë 5 vite kontratë dhe do të përfitojë 9,5 milion eur në sezon.

Por ekipi i MLS nuk mjaftohet. Sipas “Sportmediaset”, tashmë Toronto kërkon transferimin dhe të sulmuesit të Torinos, Belotti. “Gjeli” e ka treguar gjerësisht se nuk e ka dëshirën për të rinovuar me Torinon, kështu që ekipi i MLS mund të fillojë bisedimet të lidhë një parakontratë me sulmuesin italian./ h.ll/albeu.com


Shtuar 29.12.2021 08:05