Disa lojtarë madrilen kanë marrë pjesë në Kupën e Botës në Katar, por Toni Kroos nuk ishte në mesin e tyre, pasi mesfushori u tërhoq nga kombëtarja në korrik 2021.
Kupa e fundit e Botës ishte e pasuksesshme për Gjermaninë, teksa skuadra e Hansi Flick nuk mundi të kalonte në play-off. Është interesante se gazetarja Cristina Cubero, duke folur në emisionin e njohur televiziv spanjoll El Chiringuito, e quajti Toni Kroos një nga lojtarët më të këqij gjermanë në turne.
Vetë Toni ka reaguar me humor ndaj gabimit të gazetarit, duke shkruar në Twitter:
“E dija që dikush do të më fajësonte mua”, shkruan mesfushori i Realit. /G.D albeu.com/