Tomori: Dua të bëhem lider te Milani

Fikayo Tomori, mbrojtësi i Milanit në intervistën e dhënë pas fillimit të stërvitjeve për sezonin e ri, ka prekur çështje të ndryshme në shtëpinë e kuqezinjve.

“Jemi të lumtur dhe të emocionuar. Ky është sezoni im i tretë dhe pozicioni im në fushë kërkon që unë të jem një lider, dikush që flet shumë brenda dhe jashtë fushës.

“Ne po provojmë gjëra të ndryshme me trajnerin, jemi krenarë që jemi lojtarë të Milanit dhe duam ta tregojmë këtë në fushë. Shpresoj që të jetë një sezon për t’u mbajtur mend”.

“Largimi i Maldinit? Kur mendoj për Milanin, mendoj për Maldinin. Kur mbërrita, e shihja çdo ditë në Milanello dhe më jepte këshilla se si të jem më i fortë.

Nuk ka asnjë tjetër si ai, por klubi ka vendosur të ndryshojë dhe ne lojtarët jemi të fokusuar në fushë” – tha ai.


Shtuar 17.07.2023 19:39