Tokyo 2020: Surpriza të mëdha në futboll, eliminohen Franca e Gjermania (VIDEO)

Është mbyllur faza e grupeve në futboll në Lojerat Olimpike. Rezultatet ishin të papritura duke eliminuar ekipe të rëndësishme si Franca, Argjentina dhe Gjermania.

Në Grupin A, Franca jo vetëm që nuk arriti të fitonte sfidën e fundit qe do ta kualifikonte por u mund nga Japonia thellë, me rezultatin 4-0 duke larë duart nga Olimpiada. Meksika u rendit e dyta me fitoren 3-0 ndaj Afrikës së jugut

Në Grupin B, Koreja e jugut u kualifikua si e para pas fitores së thellë 6-0 ndaj Honduras teksa Zelanda e Re surprizoi me kalimin në cerekfinale pas barazimit 0-0 me Rumaninë.

Në Grupin C, Spanja avancoi më tej falë një barazimi 1-1 me Argjentinë, rezultat që eliminon këta të fundit pasi Egjipti fitoi 2-0 me Australinë duke kaluar në çerekfinale.

Në grupin D dhe të fundit, Brazili mori një fitore 3-1 ndaj Arabisë Saudite duke kaluar si e para teksa Gjermania mbeti në klasë pas barazimit 1-1 me Bregun e Fildishtë, e me këta të fundit që kalojnë në çerekfinale.

 


Shtuar 28.07.2021 17:44