Brazili është finalist i parë i turneut të futbollit në Tokio në vitin 2020. Seleçaot fituan pas penalltive, kundër Meksikës, pasi 120 minutat e lojës kishin përfunduar 0-0.
Nga njëmbëdhjetë metra gabimet e Aguirre dhe Vasquez janë fatale ndërsa brazilianët janë të pamëshirshëm, duke i ekzekutuar saktë 4 goditjet.
Ndeshja përfundon 4-1 dhe Seleçao arrin finalen e tretë radhazi. Në Londër 2012 erdhi nokauti kundër Meksikës ndërsa katër vjet më vonë fitoi arin e shumë dëshiruar, në Rio de Janeiro, kundër Gjermanisë. Djemtë e Andre Jardine do të luajnë në Yokohama më 7 gusht kundër fituesit të Japonisë-Spanjës. Ndërsa Meksika, do të luajë finalen për medaljen e bronztë më 6 gusht në Saitama.