Tmerr në Francë, tifozët gjakosin ish-kampionin e botës me Italinë (FOTO +18)

Skena të shëmtuara janë regjistruar para duelit mes Marsejës dhe Lionit, i vlefshëm për kampionatin francez.

Fabio Groso, ish-kampioni i botës me Italinë, aktualish, trajneri i Lionit, u plagos në fytyrë  pas gjuajtjes me gurë të autobusit të Lionit dhe u detyrua të kërkonte trajtim mjekësor për dëmtimet e tij.

Tifozët e Marsejës, sulmuan autobusin e Lionit, duke thyer dy xhama, nga ku mbeti i plagosur edhe Groso.

Pamje të përgjakshme, që nuk kanë lidhje aspak me një ndeshje futbolli. Pasi u mjekua, Groso u pa në stadium, me fytyrën e fashuar, teksa do të drejtojë skuadrën në kushte aspak komode.

 


Shtuar 29.10.2023 20:31