Tirana dhe Elbasani nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në sfidën e luajtur në “Niko Dovana” të Durrësit, me bardheblutë si skuadër pritëse. Në këtë takim të javës së 23-të të “Abissnet Superiore”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport, të parët kaluan në avantazh bardheblutë.
Pikërisht në minutën e 13-të, në zhvillimin e një goditje këndi, Jarmouni përfitoi nga rrëmuja e krijuar duke e dërguar topin në rrjetë. Pas 60 minutash, në një situatë të ngjashme, është Elbasani që arrin të vendosë barazpeshën.
Në zhvillimin e një goditje këndi, Musta kërcen më shumë nga të gjithë duke goditur saktë me kokë, 1-1 në minutën e 73-të.
Volum loje dhe mundësi shënimi në minutat e mbetura, por rezultati mbetet i pandryshuar deri në fund. Tirana në vendin e parafundit me 22 pikë, Elbasani në vend të 5-të me 29 pikë.