Me Dean Klafuriç në drejtimin e skuadrës, Tirana ka ndryshuar ndjeshëm përbërjen e saj. Trajneri kroat ka ndërhyrë në mënyrë të rëndësishme në formacion, duke afruar 10 futbollistë të rinj, mes të cilëve edhe tre lojtarë të dalë nga akademia bardheblu.
None found
Në të njëjtën kohë, nga klubi janë larguar po 10 futbollistë. Kjo tregon se kryeqytetasit kanë kaluar në një fazë të plotë tranzicioni, me synimin për të qenë gati për sezonin e ri të Superiores, i cili nis më 22 gusht.
Para startit të kampionatit, Tirana do të zhvillojë një miqësore kundër Laçit, një prej rivalëve të saj në kampionat. Përballja është programuar të shtunën, në orën 18:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Pas mbylljes së fazës përgatitore në Turqi, skuadra e drejtuar nga Klafuriç synon të paraqitet me ambicie të tjera në edicionin e ardhshëm. Bardheblutë kërkojnë rikthimin në zonat e para të tabelës dhe një përfundim më pozitiv, pasi sezonin e kaluar e mbyllën duke shmangur vetëm në limite rënien një kategori më poshtë.
KOSTT-i është pajtuar me të gjitha gjetjet e evidentuara në Raportin e Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të vitit 2025.…
Komisioni për Buxhet në Kuvendin e Kosovës ka shqyrtuar Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, është shprehur i vetëdijshëm se më 28 Nëntor, flamuri shqiptar do të valojë…
Duke folur përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Sabah, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, lëshoi një përgjigje të ashpër…
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në debatin mbikëqyrës në Kuvend për Bankën Alta, deklaroi se kreu i shtetit nuk ka autoritet ligjor…
Trajneri nga Maqedonia e Veriut, Aleksandar Jonçevski nuk është më në krye të KB Vëllaznimit. Ekipi i Superligës së Kosovës…