Tirana humb vendin e parë, tifozë zbresin në fushë dhe ja nxjerrin inatin arbitrit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fund të ndeshjes Tirana-Bylis. Pas përfundimit të sfidës me shifrat 2-2 ku bardheblutë lanë kreun e renditjes, tifozët kanë hyrë në fushë për të sulmuar gjyqtarin Kridens Meta.

Tifozët bardheblu nuk kanë qenë aspak dakord me penalltinë e akorduar në fund të ndeshjes nga gjyqtari Meta, e cila rezultoi fatale për skuadrën e tyre, pasi u barazuan shifrat në 2-2 dhe humbën kreun e kampionatit.


Shtuar 25.05.2023 18:35