Tirana fiton Kupën e Shqipërisë në basketboll

Tirana Neptun është fituese e Kupës së Shqipërisë në basketboll. Skuadra kryeqytetase triumfoi në finale, duke ngritur lart trofeun. Bardheblutë ia dolën të mposhtnin skuadrën e Besëlidhjes me rezultatin me një diferenca goxha të madhe, 91-74.

Lezhjanët pavarësisht ekipit të mirë dhe organikës së kompletuar që kanë, nuk ia dolën që t’i bënin ballë fuqisë së Tiranës, me këta të fundit që dominuan gjatë gjithë sfidës. Klubi shumë sportësh Tirana ka reaguar në “Facebook” pas fitimit të këtij trofeu, ku nuk kursen elozhet për djemtë e ekipit, trajnerin, stafin, por edhe tifozët bardheblu.

“Tirana Neptun fituese e Kupës së Shqipërisë

Në një ndeshje me dominim të plotë nga fillimi deri në fund djemt bardh e blu arritën të fitojnë Kupën e Shqipërisë duke mposhtur ekipin e Besëlidhjes me rezultatin 91-74.

BRAVO çunat e Tironës trajner staf lojtarë, faleminderit publikut bardh e blu, faleminderit Bashkia Tiranë, Neptun Albania për mbështetjen e vazhdueshme..

NE JEMI TIRONA 20 herë fitues të Kupës së Shqipërisë”, shkruan Klubi Shumësportësh Tirana.


Shtuar 20.01.2024 23:12