Tifozët u kënaqën me magjinë e Eriksenit (VIDEO)

Futbollisti danez Christian Eriksen luajti edhe ndeshjen e dytë pas rikthimit në fushë dhe me fanellën e Brentfordit dhuroi dy asistime kundër Rangers.

Eriksen luajti ndeshjen e tij të parë javën e kaluar pas një pushimi prej më shumë se shtatë muajsh pas atakut në zemër që pësoi në Kampionatin Evropian në duelin midis Finlandës dhe Danimarkës. Megjithatë, ndeshja e parë ishte në nivel amator, ndërsa rival i mbrëmshëm ishte kampioni i Skocisë.

Ndaj rivalëve skocez Eriksen tregoi se ka ende “magji” në këmbë dhe se firma e tij me Brentford nuk është thjesht një marifet marketingu.

Eriksen luajti 75 minuta dhe dhuroi dy asistime për të dy golat e skuadrë së tij. Në fund të fundit, asistimet kanë qenë marka e tij që në fillimet e karrierës, ndaj tifozëve të klubit londinez duket se mund të marrin shumë nga futbollisti danez.

Danezi asistoi bashkëkombasin e tij Mathias Jorgensen në minutën e 15-të dhe më pas në minutën e 55-të Tristan Crama për 2-2 final. Ndërkohë, Amad Diallo ka shënuar dy gola për Rangers.

Edhe pse nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, Eriksen mund të bëjë debutimin e tij zyrtar kundër Neëcastle në shtëpi të shtunën. Më pas mund ta shikonim për herë të parë danezin e madh në Premier League pas skenave të tmerrshme në stadiumin Parken në kampionatin evropian.


Shtuar 22.02.2022 19:08

Tags: