Gianluca Mancini, qendërmbrojtësi i Romës, është gjobitur nga gjyqtari federal i Serie A me një shifër prej 5 mijë euro. Ky vendim erdhi për shkak se pas ndeshjes në derbi ndaj Lazios, Mancini shkoi të festonte me ultrasit e Romës, duke mbajtur në duar një flamur të madh me ngjyrat e Lazios dhe me një mi të stampuar në të.
Ky ishte një gjest ofendues ndaj skuadrës kundërshtare dhe për këtë shkak gjoba erdhi për mbrojtësin italian. Ai pas ndeshjes kërkoi falje, ndërsa tifozët e Romës vendosën që të mblidhnin paratë e gjobës për ta paguar, por për këtë gjë reagoi Mancini.
Mancini falënderoi tifozët e Romës për këtë gjest, por u bëri thirrje që paratë e mbledhura të shkojnë për bamirësi, ndërsa lojtari vetë do ta paguajë gjobën e faturuar.
Kjo tregon një lidhje të fortë që ka lojtari me tifozët ultras të Romës. /abcnews.al