Tifozët e Lazios sulmojnë një lokal me fansat e Romës, plagoset me thikë një person

Bastisje nga një grup tifozësh të Lazios në një lokal të frekuentuar zakonisht nga fansat e Romës pas derbit të mbrëmshme të Kupës së Italisë në “Olimpico, i vlefshmë për çerekfinalet.

Të armatosur me shkopinj, aa kanë dëmtuar orenditë dhe kanë goditur me thikë një person, i cili kishte ndërhyrë së bashku me pronarin e lokalit për t’i ndaluar. Burri ka mbetur i plagosur në bark dhe është shtruar në terapi intensive, por jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për këtë rast i cili ndodhi rreth mesnatës në një lokal në Viale Angelico, jo shumë larg stadiumit. /abcnews.al


Shtuar 11.01.2024 15:29

Tags: ,