Tifozët e Francës bojkotojnë ndeshjen me Izraelin, si asnjë herë më parë “Stade de France” ishte i boshatisur

E përditshmja “L’Equipe” ka bërë me dije se mbrëmjen e kaluar në “Stade de France” ishin të pranishëm vetëm 16,611 spektatorë.

Lufta në Gaza ka revoltuar tifozët vendas, të cilët si asnjë herë më parë kanë bojkotuar ndeshjen mes Francës dhe Izraelit.

Edhe pse numri i të pranishmëve ishte i vogël përsëri në shkallët e impiantit u rregjistruan disa episode dhune ku protagonistë ishin tifozët miq.


Shtuar 15.11.2024 14:00

Tags: ,