Tifozët duhet të presin, shtyhet debutimi i Ramos

Sergio Ramos nuk do të debutojë as këtë fundjavë për PSG.

“Ai ende është duke vuajtur nga lëndimi, por mendërisht është i fortë. Po përgatitet në mënyrën më të mirë me gjithë stafin mjekësor. Të gjithë po mundohen ta ndihmojnë atë që të paraqitet sa më mirë dhe ta kalojë këtë problem”, tha Pochettino në konferencën për shtyp të enjten.

I transferuar me shumë bujë nga Reali gjatë merkatos së verës, Ramos ka një dëmtim muskulor dhe po e pengon atë të zbresi në fushë. /albeu.com/


Shtuar 14.10.2021 20:29

Tags: , ,