Pas pak luhet miqësorja Shqipëri-Estoni. Nuk do të jenë më shumë se 5.000 tifozët të pranishëm sonte në “Air Albania Stadium” për t’i dhënë zemër Kombëtares edhe në një moment të vështirë si ky që po kalon.
Biletat e miqësores me Estoninë janë shitur me ritëm shumë të ulët kjo edhe për faktin që 90 minutëshi i orës 18:00 është një ndeshje që ka pak vlerë, përtej testimit të shumë të rinjve nga ana e trajnerit.
Sipas të dhënave deri në mesditë, ritmi i shitjes së biletave, çmimi i të cilave nis nga 500 lekë, ka qenë shumë i ulët. Përveç pranisë së grupimit “Tifozët Kuqezi” stadiumi sot mund të flasë me heshtje.