Lot zhgënjimi dhe largim i detyruar nga fusha me barelë.
Ndeshja e Leonardo Spinazzolas kundër Belgjikës, e luajtur në “Allianz Arena”, u mbyll para kohe për shkak të dëmtimit në kavilje të një prej futbollistëve më të mirë të këtij Europiani.
E vetëdijshme për zhgënjimin e Spinazzolas, bashkëshortja Miriam Sette dërgoi një mesazh shprese dhe dashurie nëpërmjet Instagramit, duke bashkangjitur një foto të djalit të saj tre vjeç, Mattia, i cili tregon babanë e tij në TV: “Sa herë ke ëndërruar, imagjinuar këtë evropian, askush nuk e di. Por sot treni për ty ndalet këtu, treni i famshëm i drejtuar nga ty, ka ndaluar. Ti na bëre të jetojmë 20 ditë të mrekullueshme dhe të paharrueshme. Tani të pret një betejë tjetër, e di që do e kalosh sepse je i fortë, do ta kapërcesh me kokën lart me zemër dhe vendosmëri.