Thiago Motta: Leipzig është ndryshe

Trajneri i Juventusit, Thiago Motta ka dhënë një intervistë për ‘Sky’ në prag të ndeshjes kundër Leipzig, ndeshje e vlefshme për ditën e dytë të fazës së kampionatit të Champions League: “Leipzig humbi në turin e fundit ndaj një ekipi të rëndësishëm, por ata luajtën mirë në Madrid”.

“Dhe po bëjnë mirë në ligë, por jo nga sot. Ata kanë treguar prej kohësh se janë të një standardi të lartë. Ne do të përballemi me një ekip që dëshiron të sulmojë dhe të shtypë lart, do të jetë një ekip shumë i ndryshëm nga ata me të cilët jemi përballur deri më tani”.

“Ne do të mund të shohim diferencën nesër, të dyja skuadrat kanë të rinj me energji. Ne duhet të konkurrojmë me ta për të pasur kontrollin e topit dhe më pas do të duhet t’i sulmojmë ata në mënyrë të ekuilibruar sepse janë një ekip i rrezikshëm kundërsulmi”.


Shtuar 1.10.2024 21:30