Theo Hernandez tremb Milanin: Rikthim te Real Madrid? E kam gjithmonë në zemër

Theo Hernandez duket se ka rigjetur formën e tij këtë sezon. Mbrojtësi i majtë i Milanit ishte heroi i kuqezinjve në superpërballjen me Napolin duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes për t’i dhënë 3 pikë ‘Djallit’.

Prej sezonit të shkuar ai është zëvëndësi-kapiteni i Milanit dhe shpeshherë e ka mbajtur shiritin në mungesë të Calabrias. Një lider i padiskutueshëm dhe një nga më të mrët në botë në rolin e tij.

Mirëpo, një intervistë së fundmi ka ‘trembur’ paksa kuqezinjtë teksa i pyetur për të ardhmen dhe një rikthim të mundshëm te Real Madrid, francezi shprehet se nuk sheh aq larg, por madrilenët do të jenë gjithmonë në zemrën e tij.

“Për Real Madridin kam vetëm fjalë falenderuese për shkak të besimit që kishin tek unë. Më pëlqen të jetoj në të tashmen dhe të ardhmen e afërt, por e mbaj atë klub në zemrën time. Jam shumë mirënjohës”, u shpreh mbrojtësi. /newsport.al/


Shtuar 14.02.2024 13:01