“Thatësira” në sulm, Morata i akuzuari i parë

Largimi i Cristiano Ronaldos ka shkaktuar një boshllëk të madh në sulmin e Juventusit. Dybala është një oaz në shkretëtirë që Allegri ka në front. Por argjentinasi nuk është ‘9’, Morata po.

Spanjolli nuk e ka nisur me sukses sezonin dhe në ‘Gazzetta dello Sport’ kanë vënë etiketën “i akuzuari i parë”.
“Në moshën 29-vjeçare, jo vetëm që nuk është futbollisti që ka premtuar të jetë në moshën 22-vjeçare, por, në disa aspekte, duket se ka bërë një hap prapa”, shtojnë ata .

Dy gola në njëmbëdhjetë ndeshje në bagazhin e tij të Serisë A, vetëm në sezonin në të cilin “Zonja e Vjetër” duhet të vendosë nëse do të ekzekutojë opsionin e blerjes që ra dakord me Atleticon në huazim për dy sezone. Dhe e gjithë kjo, me Dushan Vlahoviç duke u bërë objektivi numër një i Bianconerëve … r.t/albeu.com


Shtuar 8.11.2021 10:28