Thaqi pas eliminimit të Dukagjinit: Lugano, ekip me vlerë 40 milionë, kontrolloi ritmin

Arsim Thaqi e pranoi se Lugano ishte skuadra superiore, pasi Dukagjini pësoi humbje të thellë 5:1 dhe e mbylli rrugëtimin në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Të lidhura

None found

Pas takimit të luajtur në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, trajneri i ekipit kosovar e cilësoi Luganon si një nga kundërshtarët më të vështirë me të cilët mund të përballej skuadra e tij.

“Lugano është një prej skuadrave më të forta që mund të na binte përballë. Në përbërje ka tre reprezentues, dy prej të cilëve luajnë për Zvicrën. Golat e pësuar në minutat e para ndikuan në vazhdimin e ndeshjes”, deklaroi Thaqi.

Sipas tij, dy golat e shpejtë e bënë shumë të vështirë rikthimin e Dukagjinit, ndërsa situata u ndikua edhe nga ndryshimet e shumta që pësoi ekipi gjatë verës.

“Pas golave të fillimit nuk e kishim të lehtë të rimëkëmbeshim. Nga skuadra janë larguar pesë lojtarë cilësorë. Futbollistët e rinj që janë afruar kanë potencial, por u nevojitet kohë”, shtoi ai.

Në përfundim, Thaqi nënvizoi se mes dy ekipeve kishte një hendek të dukshëm sa i përket cilësisë dhe ritmit të lojës.

“Përballë kishim një skuadër që vlen 40 milionë dhe sfida nuk ishte e lehtë. Ritmin e ndeshjes e diktoi Lugano. Ata tashmë po luajnë në kampionat, kurse ne e kemi nisur me ndeshjet evropiane. Dëshira nuk mungoi, por ndonjëherë këto janë mundësitë”, përfundoi Thaqi.


Shtuar 29.07.2026 19:03

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibom