Carlos Tevez duket se ka vendosur të rikthehet në Itali.
Këtë herë jo për të luajtur futboll, por për të ndjekur një nga ndeshjet më të bukura që ka Serie A por edhe Evropa. Të dielën në mbrëmje do të luhet derbi italian midis Juventus-Inter, dhe Tevez ka njoftuar në Instagram se do të jetë i pranishëm në stadium.
“Po kthehem në shtëpinë timë”, ishte përshkrimi mbi foton ku duket Tevez me një kostum serioz që mban në krahun e majtë të kraharorit stemën e vjetëer të Juventus.
Carlso Tevez ishte i pari që veshi fanellën me numrin 10-të të Alex Del Piero, ku për dy sezone me “Zonjën e Vjetër”, e nderoi më së miri atë numër duke realizuar 39 gola në 66 ndeshje./ h.ll/albeu.com