Teuta triumfon ndaj Tiranës, Tetova: Ekipi reagoi ndryshe, por duhet të përmirësohemi

Teuta regjistroi fitoren e parë në “Abissnet Superiore”, pasi mposhti Tiranën me rezultatin 3-1 në stadiumin “Niko Dovana”, në takimin e vlefshëm për javën e dytë të kampionatit. Pas përfundimit të sfidës, trajneri i durrsakëve, Edlir Tetova, komentoi paraqitjen e skuadrës dhe tri pikët e marra.

Të lidhura

None found

“Jam i kënaqur si me ndeshjen, ashtu edhe me rezultatin. Mendoj se sot ishim ndryshe nga ajo që treguam në përballjen me Partizanin.

Pjesa e parë mbetet për t’u analizuar, pasi patëm vështirësi përpara linjave. Nuk mund të ndiqnim të njëjtën logjikë, sepse bëhet fjalë për lojtarë me karakteristika të ndryshme, veçanërisht në repartin e sulmit. Na duhet punë dhe ka ende shumë për të bërë, por besoj se jemi në rrugën e duhur dhe mund të paraqitemi edhe më mirë.

Vura re probleme me pasimet, sidomos pas golit. Në çdo 5-6 minuta humbnim topin dhe ua kërkova djemve të mos ishin të nxituar. Më pas ndikuan edhe dritat dhe lojtarët e kuptuan situatën.

A ishte fikja e dritave pjesë e strategjisë? Jo, aspak. Nuk duhet të përqendrohemi te kjo pjesë. Sulmuesit që stërvit unë nuk po shënojnë. Ishte një strategji ndryshe dhe mendoj se e zbatuan shumë mirë, megjithatë në pjesën e parë duhej të ishin më kërkues. Një prej tyre ka 6 muaj pa prekur fushën dhe ka ende shumë për të punuar.

Pavarësisht nëse flasim për karakter apo dominim, çdo gjë që mund të them unë vërtetohet nga përmbysja e rezultatit. Djemtë treguan se kanë uri dhe se duan të shkojnë te goli. Kemi momente të vështira, por është e rëndësishme të mos humbasim agresivitetin”, deklaroi Tetova.


Shtuar 30.08.2026 23:41

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisromabetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomromabetSupertotobetpusulabetpusulabetholiganbetmarsbahismarsbahismatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetdeneme bonusu veren yeni sitelerHoliganbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişJojobet GirişJojobet GirişJojobetpusulabetmarsbahis