Klubi i Teutës ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit me portierin Gentian Selmani. Vendimi është bërë publik nga skuadra durrsake përmes një komunikate të shpërndarë në rrjetet sociale.
Në njoftimin e saj, Teuta ka vlerësuar kontributin e Selmanit gjatë kohës kur ai mbrojti portën dhe përfaqësoi ngjyrat e klubit.
Të lidhura
None found
“KF Teuta dëshiron t’ju njoftojë se ka mbyllur bashkëpunimin me portierin Gentian Selmani. Klubi e falënderon Gentianin për gjithçka që ka dhënë për fanellën tonë dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij futbollistike,” thuhet në reagimin zyrtar.
Largimi i Selmanit e detyron Teutën të kërkojë përforcime të reja në merkato për të mbuluar vendin e mbetur bosh në portë që në fillim të sezonit të ri. Ndërkohë, ende nuk dihet se ku do të vijojë karrierën portieri.
