Terry: Për Mourinhon kam luajtur edhe me këmbë të thyer

John Terry , kapiteni historik i Chelseat dhe kombëtares angleze, gjatë intervistës së dhënë sot për Gazzetta dello Sport, ai iu përgjigj një pyetjeje për trajnerin e tij të preferuar që kishte në karrierën e tij.

“José Mourinho. Një herë isha i lënduar në kyçin e këmbës dhe duhej të isha jashtë për të paktën 20 ditë dhe ai erdhi në dhomën e rikuperimit dhe më injoroi. Nuk mund ta pranoja të ishte kapiten, thirra doktorin dhe i thashë të më bënte një injeksion që të kthehesha nesër në fushë. Më bëri të luaja dhe më dërgoi pesë ditë në Dubai për t’u shëruar.

Një herë tjetër kisha thyer kockat e këmbës por ai donte që unë të luaja menjëherë. Kam bërë dy injeksione në ditë për një kohë të gjatë, me mjekun pas vetes  që kthehej për mua personalisht në rast seancash të gjata stërvitore. Më dhimbte, por do ta bëja përsëri për Mourinhon, kështu fituam dhe titullin”./h.ll/albeu.com


Shtuar 23.11.2021 20:15