“Tërmet” te PSG, shumë lojtarë nxirren në merkato

Koha për të bërë një bilanc në shtëpinë e PSG-së, ku pas eliminimit nga Champions League mund të përjetojë një tërmet muajt e ardhshëm. Drejtori Sportiv Leonardo dhe tekniku Pochettino janë drejt lamtumirës me klubin francez.

“Mundo Deportivo” shpjegon se Icardi dhe Wijnaldum gjithashtu janë në shitje nga PSG. Por nuk duhet lënë pas Neymar, i cili për një ofertë të bindshme në drejtim të tij, klubi francez do e lejonte të shkonte pa problem.

Pesë vite pas ardhjes së tij në Francë, ai nuk ka arritur të plotësojë objektivat e vendosura nga PSG.

Gjithashtu Sergio Ramos, Kehrer, Kurzawa, Gueye, Paredes dhe Ander Herrera janë në dalje./ h.ll/.albeu.com


Shtuar 12.03.2022 13:28