Ter Stegen mund të përfundoj një transferim befasues te gjiganti i Premier Ligës

Manchester City mund të tronditë afatin kalimtar të verës me një lëvizje të papritur, pasi thuhet se skuadra e Pep Guardiolës po synon Marc-Andre Ter Stegen, i cili pritet të largohet nga Barcelona.

Largimi i mundshëm i gjermanit nga klubi katalanas lidhet me mbërritjen e Joan Garcias, një portier i ri i cili pritet të luajë një rol të rëndësishëm në të ardhmen e afërt të klubit katalanas.

Ndërkohë, e ardhmja e Ederson në stadiumin Etihad është gjithnjë e më e pasigurt. Braziliani, një nga shtyllat e suksesit të Cityt, është pa kontratë vitin e ardhshëm dhe mund të largohet më herët për të nisur një aventurë në Arabinë Saudite.

Disa klube saudite kanë shprehur interes për shërbimet e tij dhe janë të gatshme t’i ofrojnë një kontratë që do të ishte e vështirë të refuzohej, si financiarisht ashtu edhe sportivisht.

Mundësia që Guardiola të zgjedhë Ter Stegen si zëvendësim nuk është surprizë për ata që e njohin mirë trajnerin katalunas. Gjermani përshtatet në mënyrë të përkryer me stilin e lojës së Cityt: siguri midis shtyllave, lidership dhe një aftësi e jashtëzakonshme për të filluar lojën nga mbrojtja.

Për më tepër, lidhja midis të dyve daton që nga koha e Guardiolës në futbollin spanjoll, kur ai tashmë e vlerësonte pozitivisht profilin e portierit.

Nëse këto lëvizje realizohen, Barcelona mund të lirojë një sasi të konsiderueshme të lojtarëve të saj, duke ulur faturën e pagave. Nga ana tjetër, City do ta shihte mbërritjen e gjermanit si një garanci për vazhdimësinë në garën e vështirë evropiane.

Megjithatë, transferimi do të varet nga vendimet personale të Ter Stegen dhe se si do të zhvillohen negociatat me klubet e përfshira në javët e ardhshme.