Ten Hag emëron lojtarin më të zgjuar në skuadrën e Manchester United

Përpara barazimit me Tottenham Hotspur, Erik ten Hag ka zbuluar lojtarin më të mençur në skuadrën e e Manchester United.

Trajneri holandez e përshkroi Christian Eriksen si një lojtar të zgjuar që mund të bëjë diferencën.

“Ai është një lojtar i zgjuar”, deklaroi trajneri i Man United. “Ai mund të bëjë diferencën, ai skanon fushën dhe mund t’i japë pasimet. Ai e ka atë aftësi – jo shumë lojtarë e kanë atë”.

Në të vërtetë, Eriksen së bashku me Bruno Fernandes janë lojtarët më kreativë të United. Megjithatë, mesfushori danez duhet të punojë në anën e tij mbrojtëse.

Sipas The Athletic, Eriksen ka arritur 1.38 goditje në 90 minuta – më pak nga çdo mesfushor i United.

Pasimet e tij 0.32 janë më të ulëtat nga çdo lojtar tjetër përveç Marcus Rashford. Danezi është dribluar nga një kundërshtar mesatarisht 1.8 herë dhe ka fituar vetëm 32 për qind të dueleve të tij këtë sezon. /Telegrafi/


Shtuar 16.01.2024 23:47