Ten Hag e ka një zgjidhje për problemin e Cristiano Ronaldos

Para-sezoni i Manchester United ka përfunduar, por ka lënë një shije të hidhur në gojën e Erik ten Hag , i cili po debuton si trajner dhe që ka parë gjithçka që duhet për të ndryshuar rrjedhën e skuadrës. Kështu thekson gazeta angleze Daily Mail, e cila ka analizuar pikat e forta dhe të dobëta të ‘Djajve të Kuq’ nga gjashtë miqësoret e para të verës.

Gjatë periudhës përgatitore, rekordi i United ka qenë 3 fitore, 2 barazime dhe një humbje ; edhe pse momentet më të mira të lojës u përjetuan në turin e Azisë Juglindore dhe Oqeanisë. Atje, pa Cristiano Ronaldon, Ten Hag gjeti ‘9-tën’ që i nevojitej te Martial, i shoqëruar nga Sancho dhe Rashford .

Për këtë arsye, sipas gazetës angleze të lartpërmendur, Martial mund të startojë si titullar në këtë fillim të fushatës dhe Ten Hag nuk duhet të ketë frikë të lërë Cristiano në pankinë . Një rekomandim që e çon trajnerin holandez drejt një prej sfidave të mëdha të United, që është gjetja e një tjetër qendërsulmuesi. Aq më tepër, pas largimit të Edinson Cavanit.

Sasa Kalajdzic, nga Shtutgarti dhe Benjamin Sesko, RB Salzburg, janë dy alternativat e shqyrtuara nga bordi i Mancunian, i cili gjithashtu kishte Antony në listën e kërkuesve./albeu.com

 


Shtuar 2.08.2022 18:49