Probleme në horizont për Shqipërinë. Sulmuesi kuqezi, Jasir Asani u dëmtua në ndeshjen ndaj Italisë, duke shqetësuar jo pak trajnerin Sylvinho.
Asani ka shfaqur probleme në këmbën e majtë dhe për konfirmime të tjera, do na duhet të presim.
Tifozët “kryqëzojnë gishtat” që lojtari të mos ketë asgjë serioze, në të kundërt do të kishim të bëjmë me një humbje të madhe në prag të takimit të dytë të Europianit ndaj Kroacisë.