Të dy me kartona të kuq, Neymar dhe Djalo përleshen edhe në tunel (VIDEO)

Futbollisti i PSG-së, Neymar Jr dhe futbollisti i Lille, Djalo janë bërë temë e diskutimeve në mediat franceze.

PSG humbi ndeshjen në “Parc des Princes” nga Lille, duel nga i cili humbi edhe vendin e parë në tabelë.

Por, gjatë ndeshjes kishte shumë tensione dhe si duket këto tensione u bartën edhe jashtë fushës.

Fjala bëhet për futbollistët, Neymar dhe Djalo. Neymar u ndeshkua me karton të kuq në min (90′) bashkë me Djalo.

Kamerat në stadium kanë kapur pamjet e fjalosjes së futbollsitëve që eskalon në një përleshje fizike, por fatmirësisht stafet e skuadrave ndërhynë për të ndarë futbollistët.

Ligue 1 nuk ka reaguar ende në lidhje me këtë incident, as klubet nuk kanë dalë me një reagim zyrtar.

Më poshtë mund të shihni rastin e përplasjes së futbollistëve.


Shtuar 3.04.2021 22:00

Tags: ,