Belgjika dhe Italia vazhdojnë përgatitjet për ndeshjen e madhe të së premtes ku vetëm njëra nga kombëtare do të vazhdojë rrugën për në çerekfinale.
Belgët vijnë disi të penalizuar në këtë sfidë, pas dëmtimeve të De Bryjne dhe Eden Hazard në ndeshjen e fundit kundër Portugalisë. Sipas “Gazetta.it”, të dy lojtarët kanë braktisur stërvitjen e sotme dhe me shumë mundësi nuk do të jenë në fushë kundër Itali
Por, Belgjika duke parë rëndësinë e lojtarëve po mendon të bëjë gjithçka që të ketë dy yjet e saj në fushë dhe mund tu injektojë një ineksion i cili do t’i largonte dhimbjet. Nuk dihet ende nëse kjo praktikë do të zbatohet, por gjasat për ti parë në fushë De Bryjnen dhe Hazardin ndaj “axurrëve” janë të pakta
së.