Aurelien Tchouameni ka reaguar më në fund për përplasjen e përfolur në fund të sezonit me shokun e skuadrës te Real Madridi, Federico Valverde, duke rrëzuar pretendimet që u përhapën në media.
Mesfushori francez shprehu kritika të forta ndaj raportimeve mediatike, për të cilat tha se një pjesë e madhe e rrëfimit ishte e trilluar.
Të lidhura
None found
“Çfarë mësova nga incidenti me Fede Valverden? Siç e kam thënë edhe më parë, e vetmja gjë që më shqetësoi ishin historitë e sajuara”, deklaroi Tchouameni.
Ai theksoi se përballë mënyrës si u trajtua kjo çështje në media, kishte të bënte me diçka jashtë kontrollit të tij.
“Kjo është diçka që nuk mund ta kontrolloj. Mediat shpikin gjëra çdo ditë. Gjëja më e rëndësishme është që ne të vazhdojmë përpara”.
Francezi bëri të ditur gjithashtu se nga kjo situatë ka nxjerrë një mësim me vlerë.
“Problemi nuk është kurrë aq i madh sa e mendon në fillim. Sot flasim për këtë, por pas pak ditësh gjithçka kalon”.
Sipas tij, vëmendja dhe zhurma që krijohet në media është e pashmangshme, por gjithçka kalohet me durim.
“Duhet vetëm t’i kalosh ato dy ose tri ditë kur krijohet shumë bujë rreth një historie”.
Në përfundim, Tchouameni sqaroi se kjo temë tashmë i përket së shkuarës dhe se raporti i tij me Valverden mbetet pa asnjë problem.
“Jam i gatshëm të vazhdoj të punoj me Fede Valverden dhe të jem në krah të tij deri në fund”, përfundoi francezi.
