Komiteti ekzekutiv i UEFA vendosi sot zyrtarisht se skuadrat nga Ukraina dhe Bjellorusia nuk do të lejohen të luajnë ndaj njëra-tjetrës deri në një njoftim të dytë.
Sanksionimi erdhi pas masave të marra në muajin mars, ku UEFA kishte vendosur që asnjë ndeshje të mos luhej në territorin e Bjellorusisë dhe kjo gjë për shkak se këta të fundit kishin ndihmuar dhe ishin pro Rusisë për sulmet ndaj Ukrainës./ h.ll/albeu.com