Pas afrimit të ansorit kanadez, Tajon Buchanan dhe largimit të Agoume, tashmë te “Zikaltërit” e Inter mbetet në dyshim vetëm e ardhmja e mesfushorit Stefano Sensi, mirëpo shkon apo jo te Leicester nuk bëhet fjalë për ndonjë operacion vendimtar, pasi janë pak milionë për një lojtar që i skadon kontrata në verë dhe që nuk është vendimtar për ekuilibrat e skuadrës.
Në krahun tjetër zërat për të ardhmen e Alexis Sanchez dhe “sirenat” arabe ngacmojnë fantazinë e tifozëve, por nuk ka asgjë konkrete, e në këtë mënyrë, vëmendja e “mjeshtrave” të merkatos tek Inter është spostuar për në verën e ardhshme, me përfundimin e të paktën dy “operacioneve”, për Mehdi Taremi e Piotr Zielinski , me këta të fundit të destinuar të bëjnë pjesë në grupin e afrimeve me parametra zero nga dyshja Marotta-Ausilio.
Për sulmuesin iranian të “Dragonjve”, të Porto është arritur një akord me menaxherët që mbrojnë interesat e tij, që do të mbyllet përfundimisht pas Kupës së Azisë, me një kontratë tre vjeçare, dy bazë dhe me opsionin për të tretin, si dhe me një pagë prej rreth 3 milionë eurosh në sezon, teksa në qershor Taremi do të marrë pasaportën e komunitarit të Bashkimit Evropian, por, në çdo rast do të marrë vendin e kilianit, Alexis Sanchez, që do të largohet.
Në krahun tjetër i njëjti diskutim po bëhet edhed për mesfushorin polak të “Bluve” të Napoli, teksa koha për rinovimin e kontratës me të kaltrit ka skaduar dhe “Zikaltërit” duket se e kanë bindur lojtarin me anë të një kontrate 3-vjeçare me pagë neto prej 4.5 milionë eurosh plus bonuset. /abcnews.al