Talenti i ri i Manchester City kryen vetëvrasje , shkaku ishte dëmtimi që ai pësoi

Ish-lojtari i akademisë së Manchester City , Jeremy Wisten i dha fund jetës dy vite pasi ai u largua nga futbolli.

Në vitin 2018 ai pësoi një dëmtim që nuk mund ta rikthente përsëri në fushën e lojës dhe kështu djalosh kaloi në depresion pasi futbolli ishte bota për të. Në vitin 2020 , ai sapo kishte mbushur 18 vjeç dhe motra me nënën e tij e gjendën të vdekur në shtëpi.

Shumë profesionistë kanë thënë për të se ai ishte një talent dhe një atlet i lindur, nëse fatkeqësia nuk do t’i kishte ndodhur, ai sot do të ishte një nga lojtarët më premtues në botë./h.ll/albeu.com


Shtuar 9.11.2021 20:14