Talenti 18-vjeçar kërkon të transferohet tek Inter

Ricardo Pepi, sulmuesi 18-vjeçar amerikan po shkëlqen në MLS dhe shumë agjentë futbolli kanë mbetur të impresionuar nga talenti i tij.

Jaime Garcia është agjenti i lojtarit dhe ka shprehur diçka interesante për lojtarin 18-vjeçar. “ Pepi është ylli i ri i futbollit amerikan dhe ka një të ardhme të ndritur përpara me formën e tij mbresëlënëse. Shumë ekipe nga Evropa kanë treguar interes për të por unë momentalisht nuk dua të përmënd emra.

Sulmuesi gjithashtu ka të preferuara disa klube por dëshira e tij më e madhe është të luaj për Interin në Itali. Unë mendoj se ai është gati të luaj në kampionatet evropiane. Është një lojtar goli që nuk para gabon përpara portës , shifrat flasin vetë”,është shprehur agjenti i lojtarit.

Deri tani këtë sezon Pepi ka luajtur 31 ndeshje ku ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar 2 herë./h.ll/albeu.com


Shtuar 10.11.2021 18:34