Takohen dy numrat 10, Dybala qetëson tifozët (FOTO LAJM)

Paulo Dybala është takuar me legjendën e Juventusit, Alessandro Del Pieron.

“Gjithmonë kënaqësi të të shoh përsëri kapiten”, ka shkruar Dybala në “Instagram”.

Ky takim vjen në kohën kur në mediat italiane raportohet se agjenti i Dybalas do të zbarkojë në Torino deri në fund të muajit për të nisur negociatat për vazhdimin e kontratës së argjentinasit me “Zonjën e Vjetër”.

Te Juventusi janë të bindur se Dybala do ta vazhdojë kontratën dhe do të pranojë ofertën prej 10 milionë eurosh në sezon, gjë të cilën e kishte refuzuar më herët.

Kontrata aktuale e argjentinasit skadon në verën e vitit 2022. Te Juve u transferua në vitin 2015 nga Palermo për 40 milionë euro.

Dybala humbi Kupën e Amerikës me Argjentinën. Tani ka nisur përgatitjet për edicionin e ri me Juventusin.


Shtuar 21.07.2021 16:35