Takim emergjent në UEFA, vendoset nesër për finalen e Champions League

Situata e krijuar mes Rusisë dhe Ukrainës ka bërë që UEFA të programojë një mbledhje urgjente, për shkak se finalja e Champions League shë planifikuar të luhet në Shën Petersburg.

Vetë UEFA ka komunikuar që ditën e nesërme, në orën 10:00, është thirrur një mbledhje e Jashtëzakonshme e Komitetit Ekzekutiv.

Në takim do të vlerësohet situata e krijuar dhe do të merren vendimet e nevojshme. Veç finales së Champions League, mund të merret vendim edhe për Rusi-Polonia, gjysmëfinalja e “play-off” për Botërorin e Katarit. / h.ll/albeu.com

 


Shtuar 24.02.2022 12:32