Hera e parë që nga viti 2002 që nuk luan në Champions, UEFA “ngacmon” Cristiano Ronaldon (FOTO LAJM)

Për herë të parë që nga viti 2002, Champions League do të luajë fazën e grupeve të saj pa një prej protagonistëve kryesorë të këtij kompeticioni.

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë prezent në këtë kompeticion me skuadrën e Manchester United, pasi këto të fundit dështuar të kualifikoheshin.

Në këto kushte sulmuesi portugez për herë të parë do të luajë në Europa League dhe për këtë nuk është aspak i lumtur.

Faqja e UEFA Champions League ka postuar një foto të Ronaldos, atje ku nuk shihet shumë i lumtur në stërvitje para ndeshjes së Europa League.

“Cristiano Ronaldo është e qartë se nuk është shumë i entuziazmuar për topin e UEFA Europa League”, shkruhet në postimin e tyre.

Kujtojmë që Ronaldo nuk është as në formacionin titullar te skuadrës së Ten Hag, duke u inkuadruar edhe në ndeshjet e Premier League si zëvendësues./ h.ll/albeu.com

Shtuar 6.09.2022 17:16