Synojnë fitoren për “Final-Four”, mungesa me “peshë” për Erbim Fagun

Tirana do të luajë ndeshjen e javës së 25-të ndaj Laçit në “Elbasan Arena”. Takim që do të luhet ditën e sotme në orën 17:00.

Një duel mjaft i rëndësishëm për bardheblutë që janë të “dënuar” vetëm për fitoren, pasi tashmë e shikojnë vetëm jashtë “Final – Four”. Për Erbim Fagun nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi ndaj bardhezinjve do të ketë mungesa të rëndësishme që kanë bërë stafin me “dhimbje koke”.

Filip Najdovski nuk është ende gati, me mbrojtësin që vazhdon të stërvitet veçmas. Po ashtu do të mungojnë edhe Ardit Deliu dhe Florjan Përgjoni. Të dy u ndëshkuan me karton të verdhë në derbin me Partizanin dhe ndaj Laçit do të jetë në pezulluar. Në këtë mënyrë Fagu do të duhet të “arnojë” formacionin për duelin e së hënës.


Shtuar 26.02.2024 11:01