Surprizë në merkato, Barcelona ‘shigjeton’ Etrit Berishën

Etrit Berisha te Barcelona? Ky është lajmi që po bën bujë në Spanjë dhe në Itali së fundmi. Portieri shqiptar është një nga opsionet konkrete për katalanasit, të cilët kanë nevojë urgjente për një ‘gardian’.

Dëmtimi i Ter Stegen do të zgjasë më shumë se 8 muaj dhe Barcelona ka futur në listën e zëvendësuesve edhe portierin e Kombëtares shqiptare. Nuk dihet ende nëse ky operacion do të konkretizohet dhe 35-vjeçari do të bëjë hapin e madh në karrierë, por gjasat janë të mëdha.

Kujtojmë që Berisha është pa ekip që prej korrikut të këtij viti. Portierit i përfundoi kontrata me Empolin dhe palët nuk zgjodhën zgjatjen e saj. Kujtojmë që Berisha ka një karrierë të gjatë pasi ka mbajtur veshur fanellën e Kalmar, Lazios, Atalantës, SPAL dhe Torinos.


Shtuar 23.09.2024 21:01